Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Heqja e tatim fitimit për të vegjlit, Ministria e Financave nis punën për të rritur taksat e biznesit të madh

09:58 12/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Disa ditë më parë, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj bëri me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se biznesi i vogël do të çlirohet nga taksat.

Ai theksoi se heqja e taksave për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh, deri në vitin 2029 është pjesë e planit kombëtar të miratuar nga qeveria.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, ku u shpreh se këto nuk do të ishin fjalë, por është premtim që do të bëhej ligj.

Ministria e Financave po merr në konsideratë që të rrisë tatim fitimin për bizneset e mëdha në 17% ose 20%, nga 15% që është aktualisht.

Sipas “Monitor”, grupi i punës i krijuar për heqjen e taksave për biznesin e vogël (tatim fitimit dhe TVSH-së) po merr në konsideratë edhe alternativën për rritjen e tatim fitimit për të mëdhenjtë si një mënyrë për të kompensuar humbjen e të ardhurave në buxhet, sidomos nga heqja nga TVSH e më shumë se gjysmës së bizneseve.

Por nuk ka ende një vendim konkret.

Deri tani, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatim fitim, ndërsa  nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Në vend operojnë rreth 91 mijë subjekte të vogla, dhe gati 80% e tyre deklarojnë më pak se 5 milionë lekë, dhe si rrjedhojë janë të përjashtuar edhe aktualisht nga tatim fitimi.

Ndaj kjo lëvizje nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh në buxhet.

Rama ka deklaruar se po shqyrtohet dhe mundësia e përjashtimit të biznesit të vogël (deri 14 milionë lekë) nga TVSH, vendim që nuk është marrë akoma.

Ky vendim do të kishte efekt më të ndjeshëm në buxhet, në raport me heqjen e tatim fitimit.

Aktualisht, bizneset mbi 2 milionë lekë qarkullim vjetor janë të përfshira në TVSH.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, janë rreth 32.5 mijë subjekte të vogla që janë të përfshirë në skemën e TVSH-së, të cilët nëse miratohet ky vendim do të dalin nga skema e TVSH-së.

Subjektet e vogla të përfshira në TVSH përbëjnë gati 59% të numrit të tatimpaguesve gjithsej të tatimit mbi vlerën e shtuar, sipas informacionit zyrtar të tatimeve.

Pragu i qarkullimit vjetor për përfshirjen në TVSH u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë.

Deri në fund të vitit 2019, në vend kishte 113,829 tatimpagues gjithsej, sipas regjistrit të tatimeve (Në këtë shifer nuk janë përfshire 44,667 Fermerë).

Nga këta, 91 mijë janë biznese të vogla dhe 22.7 mijë janë tatimpagues të mëdhenj.

Nëse realizohet, kjo do të ishte rritja e dytë e tatim fitimit

Në fillim të vitit 2013, qeveria vendosi rritjen e tatim fitimit për biznesin e madh nga 10 në 15%. Të ardhurat nga ky zë ishin 2.2% e prodhimit të brendshëm bruto në 2019-n, nga 1% në vitin 2013.

Në vitin 2019, bizneset paguan 36.6 miliardë lekë tatim fitimi, ose 12% të totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave.

Ndërsa TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet, i cili siguroi 43% të totalit të të hyrave tatimore e doganore në 2019-n.

TATIMPAGUESIT,            fundi 2019

113,829                                tatimpagues gjithsej

55,243                                  tatimpagues gjithsej të TVSH-së

-nga këta 32,509                  jane Tp. te biznesit të vogël

Biznese të vogla                   Gjithsej 91,095

Biznese të mëdha                22,734

Etiketa: Heqja e tatim fitimitMinistria e Financavenis punentaksat e biznesit të madh

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Lajm i mirë për shqiptarët, numri i rasteve të reja të infektuar me Covid-19 pëson ulje sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.