Skip to content
Politikë

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Ka mundësi të ndryshohet projekti

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një dalje për mediat këtë të mërkurë se projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, mund të ndryshohet, pasi po mendohet që kjo linjë hekurudhore të kalojë dhe nga Shkodra në Gjakovë.

“Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.