Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Haradinaj refuzon të takohet me Ramën:S’ka logjikë të takohet i padituri me paditësin

23:18 29/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë.

Ka qenë vet Haradianaj që ka treguar se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj në Debat Plus, në Kosovë.

Haradinaj thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Në ditën e dytë vizitës në Prishtinë kryeministri Rama do të zhvillojë këto takime:

Në orën 9:00 me Isa Mustafën. Në orën 11:00 Ramush Haradinaj. Në orën 12:00 Begjet Pacollin. Në orën 13:00 Shpend Ahmetin. Në orën 14:00 kryeministri Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat nga Prishtina.

Ndërkohë ditën e sotme Rama i nisi takimet me kreun e Nismës socialdemokrate, Fatmir Limajn, për të vijuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe më pas Presidentin Hashim Thaçin, ndërsa ka pranuar ftesën të darkojë në një nga restorantet e Prishtinës me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Lëkundje tërmeti në qytetin bregdetar, vlonjatët në panik

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English