Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Hapja e listave, lajm entuziast që mund të ndihmojë edhe Opozitën”, Hajdari flet pas ndryshimeve kushtetuese dhe krijimin e një partie të re

21:07 14/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar  vendimin e sotëm të  Komisionit të Ligjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Në një intervistë për Report TV, Hajdari u shpreh se hapja e listave është një lajm entuziast për të.

“Opozita parlamentare dhe shumë qytetarë që na u bashkuan sot morën një lajm të mirë, por kemi ende kohë dhe normalisht dhe deri kur të votohen, nuk kam dëshirë që të shprehem shumë për këtë temë”, tha ajo.

Kujtojmë se Partia Demokratike dhe opozita janë pozicionuar kundër hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve. Sot selia Blu deklaroi  se ndalimi i koalicioneve ishte qëllimi i Edi Ramës, pasi listat nuk u hapën plotësisht. Por Rudina Hajdari shprehet se çdo njeri që është kundër listave të hapura është kundër shqiptarëve. Madje, ish-kryetarja e grupit demokrat thotë se hapja e listave do të ndihmojë edhe opozitën.

“Kjo është një cështje që të gjithë duhet ta mbështesim, do ta favorizonte shumë opozitën, vetëm me listat e hapura, duke injektuar pak demokraci, apo duke u lënë hapësirë lëvizjeve të reja…Nuk besoj se duhet të ketë kundërshtar për këto gjërat e mira. Kemi një qeveri që ka 7 vite në pushtet dhe po dështon në shumë aspekte, por nuk mund të kemi një fushatë për të ndryshuar karrige dhe pushtetin, duhet të kemi edhe zhvillim të ideve, argumenteve, njerëzve, që nuk synojnë thjesht pushtetin por alternativa të pastra.

Gjatë intervistës, deputetja  Hajdari u pyet edhe për krijimin e një force të re politike pasi e ka paralajmëruar edhe më herët dhe u shpreh se po bëhen përgatitje por që duhet të punohet fort pasi mund të bëhesh si të tjerët.

“Ka shumë pakënaqësi dhe shumë njerëz që nuk duan as PS dhe as PD-në dhe ka boshllëk të madh në këtë hapësirë. Ka një elektoral gri që është goxha i madh dhe votuesit tradicional janë të zhgënjyer. Kjo të lejon që të mendosh si mund të krijosh një format që mund të thithë sa më shumë njerëz dhe të mos i zhgënjesh. Patjetër që mund të ketë një terren të tillë, por nëse i zhgënjen bëhesh si të tjerët… Kemi një ekip shumë të mirë, jam duke krijuar një ekip dhe kjo mund të shkojë drejt një lëvizje”.

Por detaje për emrat që mund të afrohen nuk pranoi që të jepte.

“Duhet t’ia lëmë kohës. Bashkëpunimi që do të kisha me njerëzit, nuk do të kufizoja asnjëri që ka dëshirë që të bëhet pjesë. Njerëzit kanë nevojë jo vetëm për një alternativë të re, por që kjo duhet të jetë një gjë e besueshme, një platformë që krijon mundësinë që shumë njerëz që duan të kontribuojnë të bëhen pjesë, të jetë reale dhe nëse do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me listat e hapura, njerëzit ti votojnë, të jetë një format i besueshëm” përfundoi Rudina Hajdari.

Të tjera

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim
Kryesore

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Një 23-vjeçare ukrainase, e cila i shpëtoi luftës në atdhe për të kërkuar një jetë të sigurt në Amerikë, u...

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën...

20:10 10/09/2025
Para

Qëlloi me armë zjarri në mes të qytetit të Korçës, arrestohet 32-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

20:10 10/09/2025
Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

19:01 10/09/2025
Zegjinizmi ministror!

Zegjinizmi ministror!

14:11 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.