Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hapet pas 32 vitesh Porto Palermo/ Begaj e Peleshi i dhanë tunelin një oligarku?

15:43 11/08/2024
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Bajram Begaj dhe ish ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dyshohet se kanë kopsitur në fshehtësi letrat me urdhër të Edi Ramës për të kaluar tunelin e Porto Palermës, në duart e një oligarku.

Një investim miliarda euro i kohës së komunizmit, investimi dhe mundi më i madh në historinë e shtetit shqiptar, duket se do të kalojë në duart e një oligarku pranë Edi Ramës, por që ndan para edhe me Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Paralajmërimi i grabitjes së tunelit të fortifikuar të Porto Palermos erdhi dje nga ministri filogrek i Mbrojtjes, Pirro Thoma Vëngu, i cili për të bërë gati tunelin ka angazhuar Batalionit të Xhenios.

“Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Një ngjarje që shënon fillimin e një projekti ambicioz të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili synon rijetëzimin dhe rehabilitimin e kompleksit në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Qëllimi kryesor është kombinimi i zhvillimit të qëndrueshëm turistik me administrimin e mirë të zonës, në përputhje me normat mjedisore, duke garantuar sigurinë lundrimore. Përshtatja joinvazive e objekteve për qëllime turistike dhe rikthimi i aseteve në gatishmëri teknike për stërvitje do të jetë hapi i radhës. Mirënjohje për specialistët xhenierë të Batalionit të Xhenios që realizuan me sukses këtë detyrë“, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Natyrisht që Greqia, por sidomos Serbia dhe Rusia, fërkojnë duart që Shqipëri po tjetërson bazat ushtarake detare, duke i kthyer në hotele dhe mejhane, pra në biznese private të një grushti klientësh të qeverisë.

Ish-zëvendeskomandanti i Flotes Detare Artur Meçollar, i cili denoncoi kalimin e bazës së Sarandës në duart e oligarkut Tan Dulaku nga ish ministërja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Bajram Begaj dhe Bardhyl Kollçaku, ngre dyshime të forta për tjetërsimin e bazës detare.

Meçollari hedh dyshime për rolin e Presidentit Bajram Begaj, i cili pas dy vitesh u kujtua për skandalin e mikrokredive, me sa duket për të mbuluar rolin e tij në grabitjen e bazave ushtarake.

“NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles “Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër”.

Po pse nuk thoni të vërtetën?

Do ja japim me koncesion një oligarku.

Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj.

Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.

A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos?

Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.

Për kujtesë:
1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;
2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;
3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua “Ilirian Guard”.

Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????”, shkruan Meçollari/ Prapaskena

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bajram Begajniko peleshiPorto Palermo

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Lugati Erion Veliaj

Lugati Erion Veliaj

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English