Skip to content
Politikë

Hapet Bypass-i Vlorës, Rama: Lehtëson qarkullimin gjatë pikut të sezonit!

· 2 min lexim

Është hapur sot aksi i Bypass-it të Vlorës, që pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në qytetin bregdetar, gjatë këtij sezoni turistik.

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte këtë pasdite në një inspektim në aksin e hapur, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, shoqëruar me videon e inspektimit, Rama ka theksuar se “kjo është një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut”.

Gjithashtu kryeministri ka thënë se aksi i ri është hapur për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit

Mesazhi i kryeministrit të vendit Edi Rama:

Bajpasi i Vlorës – Hapet aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit.
Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve
#PushimeTëMbara
#BeautifulAlbania🇦🇱
#SkaKohëPërPushim