Hapet ankandi për parqet eolike në Shqipëri, Rama: Hapim një tjetër kapitull

Sot në ambientet e Kryeministrisë, u hap ankandi për ngritjen e parqeve eolike në vend. Ky hap i rëndësishëm shënon çeljen e një tjetër kapitulli në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinoveshme, të cilat synojnë ta kthejnë vendin tonë në një eksportues neto të energjisë elektrike në rajon. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se Shqipëria do të jetë një alternativë me shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar erën.
“Hapim një tjetër kapitull drejt diversifikimit të burimeve të energjisë. Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era . Prej sot shpallim ankandin për ngritjen e parqeve eolike”, tha fillimisht kryeministri Rama.