Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hamasi vazhdon të hedhë raketa, Izraeli kundërpërgjigjet

09:10 16/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit radikal-islamik pas raketave të hedhura nga Rripi i Gazës. Natën e së shtunës nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Rripin e Gazës disa ndërtesa. “Nuk ka marrë ende fund”, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pas një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes duke iu referuar Hamasit. Ai sinjalizoi një përforcim të sulmeve shpaguese izraelite si kundërpërgjigje ndaj goditjes së vazhdueshme me raketa të Hamasit radikal-islamik.” “E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë”, thuhet në një njoftim për shtyp të zyrës së Netanjahut.

Asnjë shenjë për ndalimin e dhunës

Sipas të dhënave të mjekëve në zonat palestineze të shtunën (15.05) në orët e mëngjesit nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 10 anëtarë të një familjeje, mes viktimave edhe tetë fëmijë dhe dy gra. Sulmi ajror, sipas të dhënave, u drejtua në perëndim të Rripit të Gazës, ku u rrëzua një ndërtesë trekatëshe në kampin e refugjatëve, al-Shati.

Edhe militantë palestinezë vazhduan sulmet e tyre me raketa ndaj qyteteve izraelite. Në qytetin Bersheva në jug të Izraelit si edhe në zonat kufitare me Rripin e Gazës u dëgjuan të shtunën sirenat e alarmit, bëri të ditur ushtria izraelite. Sipas saj nga Libani u drejtuan tre raketa në drejtim të Izraelit, por ato ranë në Detin Mesdhe. Për herë të parë që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit radikal-islamik janë hedhur dy raketa nga Siria në Izraelin verior. Një raketa e tretë nga Siria nuk arriti në Izrael. Nuk është e qartë, nëse ka një lidhje me shkallëzimin e situatës në konfliktin izraelito-palestinez. Krahas Rripit të Gazës dhe Izraelit konflikti po zgjerohet edhe në Jordanin Perëndimor. Në këtë zonë të pushtuar nga Izraeli, të premten u zhvilluan përleshjet më të ashpra, që prej 20 vjetësh.

Hamasi vazhdon të hedhë raketa, Izraeli kundërpërgjigjet

Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Afërt ka rritur frikën e një lufte të re në rajon. Në këtë konflikt kanë humbur jetën nga e hëna(10.05) në Rripin e Gazës, Jordanin Perëndimor dhe Izraelin të paktën 135 vetë, më shumë se 1000 vetë janë plagosur. Viktimat më të mëdha ndodhen mes palestinezëve.

Qeveria amerikane ka nisur ndërkohë një të dërguar të posaçëm në rajon. Hady Amr ka mbërritur në Izrael, bëri të ditur ambasada amerikane. Të dielën Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të konsultohet sërish për situatën në Lindjen e Afërt./DW

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: hamasiIzraelikundërpërgjigjet

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Njohja e patentave nga Itali, zbulohet data kur hyn në fuqi vendimi

Njohja e patentave nga Itali, zbulohet data kur hyn në fuqi vendimi

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English