Skip to content
Të Gjitha

Hakmerret Deizi Arapi? Shkrumbohet mjeti i punonjësit të karburantit në Bilisht (Detajet)

· 2 min lexim

Gjatë natës në Bilisht një makinë e tipit “Volksvagen”, është përfshirë nga flakët.

Bëhet e ditur se mjeti ishte në pronësi të Marsel Buçit.

“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij,” njoftoi policia.

Theksojmë se Buçi dyshohet se ka qenë autori i djegies së makinës të Deizi Arapit, më 25 shtator 2022, në Bilisht.  Arapi pretendon se djegia e makinës së saj  për herë të dytë ka lidhje me një konflikt që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Bledion Nallbati, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.

Ndërkohë Buçi ka qenë punonjës i karburantit që deputeti Nallbati ka lëshuar me qira.

“Jeta ime është në rrezik.  I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë.  Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, deklaroi Deizi Arapi me 25  shtator.

Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme.