Skip to content
Bota

Hakmarrja për vrasjen e Soleimanit, Irani sulmon me raketa dy baza amerikane në Irak

· 2 min lexim

Irani është kundërpërgjigjur për vrasjen e gjeneralit të lartë, Qasem Soleimani.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, mësoet se të paktën dy baza ajrore në Irak me ushtarë amerikanë, janë goditur nga dhjetëra raketa balistike.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar sulmin, duke theksuar se janë goditur bazat në Irbil dhe Al-Asad.

Deri më tani raportohet për 80 viktima dhe mbi 200 të plagosur.

Në lidhje me sulmin pati një reagim të menjëhershëm nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Kjo e fundit u shpreh se presidenti po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e sigurisë kombëtare.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Përgjegjësinë e sulmit e mori Garda Revolucionare e Iranit, duke thënë se ishte një hakmarrje për vrasjen e Soleimanit.

“Ne paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” transmeton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.