Skip to content
Kryesore

Hakeruan e-mailet, Apeli jep vendimin për ish-zyrtarin e IKMT dhe IT

· 1 min lexim

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn, të dy të akuzuar për sulmin kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK.

Të dy të ndaluarit, ish-drejtues të institucioneve shtetërore Gjoni në burgun e Vlorës dhe Rrokaj në IMT u arrestuan më 12 mars, pasi arritën të depërtonin në adresat elektronike të tre prokurorëve të SPAK.

Sipas prokurorisë, edhe pse sistemi i brendshëm i IT-së së institucionit nuk është cënuar, hakerët kanë siguruar dhe shpërndarë materiale konfidenciale që lidhen me hetime sensitive.

Ndër të dhënat e komprometuara rezultojnë informacione që lidhen me hetime ndaj një ish-zyrtari të lartë dhe një biznesmeni.

Dokumentet, pasi u morën përmes emailit, janë shpërndarë tek persona të tretë përfshirë dy gazetarë, ish-kreun e burgjeve Agim Ismaili, si dhe Dritan Palnikajn, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurori i çështjes, Bledar Maksuti, ka urdhëruar që asnjë prej dokumenteve të mos bëhet publik, ndërsa hetimet vijojnë edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë.