Hajdari takim me zyrtarin e DASH: SHBA-ja është gjendur si ëngjëll mbrojtës për Shqipërinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu siç edhe ka lajmëruar në momentin që ka marrë vendimin për mos largimin nga Parlamenti, Rudina Hajdari vazhdon takimet me zyrtarë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Hajdari ka thënë se ditën e sotme ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Jonathan Moore.

Hajdari thotë se DASH është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë situatës ssë krijuar në vendin tonë dhe tashmë janë duke diktuar domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjell mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebarrdhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, ka thëën ndër të tjera Hajdari.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit

Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht. Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian.

Të gjithë ingredinetët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës. Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjell mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebarrdhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane.

Shpërndaje
Share.

Komento