Habit sërish Albin Kurti, bën veprimin që e kishte refuzuar prej vitesh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa kanë mbetur 3 ditë nga festa e Pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Haki Abazi ka publikuar aktivitetet që do të mbahen më 17 shkurt, ku ndër të tjera përfshihen edhe homazhet që do kryhen në varrin e Ibrahim Rugovës nga kryeministri Albin Kurti.

Ndonëse kjo mund të tingullojë si diçka normale, në fakt ka tërhequr vëmendje sepse Kurti ka refuzuar prej vitesh të bëjë diçka të tillë, teksa thoshte se do të shkonte atje kur të donte vetë dhe jo kur të donte LDK.

Mirëpo, koalicioni i përbashkët me Lëvizjen Demokratike dhe ‘kostumi’ i kryeministrit kanë bërë që ai të dalë nga fjala.

Ky është rasti i dytë që Kurti, si kryeministër, ka pranuar të bëj diçka të cilën e ka kundërshtuar prej vitesh, pasi dy ditë më parë kreu i ri i qeverisë pohoi se do heqë taksën ndaj Serbisë pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për genocidin në Kosovë.

Lexo edhe: Presioni i SHBA-së, Kurti ndryshon qëndrim brenda 24 orësh

Ndër aktivitetet e tjera që do zhvillohen për festën e Pavarësisë janë edhe: vendosja e kurorave në kompleksin memorial “Adem Jashari”, vendosja kurorash te varri i veprimtarit Adem Demaçi, vizitë te kazerma e FSK-së, pritje shtetërore nga presidenti.

Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dërguar një letër Hashim Thaçit ku e uron për 12- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Trump i thotë Thaçit se Kosova ka të ardhme të shndritshme dhe se duhet të fokusohet tek normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Shpërndaje
Share.

Komento