Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Grupi kriminal” i sterilizimit/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për Rrapajn dhe Rrjepajn, Beqaj gjykohet veçmas

18:07 25/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Pas një hetimi që zgjati katër vite, Prokuroria e Posaçme ka përfunduar dosjen penale për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, një nga marrëveshjet më të kushtueshme në sistemin shqiptar të shëndetësisë, me afat dhjetëvjeçar.

Kjo çështje u kallëzua fillimisht nga nisma “Thurje” dhe hetimet zbuluan një skemë të mirorganizuar që synonte shpalljen fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit italian Umbro Staccini.

Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi dënime të rënda për të pandehurit kryesorë. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj përballen me kërkesë për dënim me nga 10 vite burg secili, nën akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ta pritet të reduktohet në 6 vjet e 8 muaj burg.

Për tre zyrtarë të tjerë, Marsela Serjani (ish-shefe juridike), Saimir Kadiu (ish-shef ekonomik) dhe Petref Mersini (ish-anëtar i komisionit të koncesionit), SPAK kërkoi dënime me nga 3 vjet e 6 muaj burg për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Pas uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkesa përfundimtare për Serjanin dhe Kadiun zbriti në 2 vjet e 4 muaj, ndërsa për Mersinin u kërkua pezullim i dënimit dhe lënia në Shërbim Prove për 4 vite.

Ndërsa për tre anëtarë të tjerë të komisionit të koncesionit, Arben Gjata, Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi, prokuroria kërkoi dënime me nga dy vite burg, por me pezullim dhe vendosje në Shërbim Prove për periudha 2 deri në 3 vjeçare.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas, pasi nuk pranoi gjykim të shkurtuar. Sipas SPAK, ai nënshkroi kontratën në kundërshtim me ligjin, duke u bazuar në një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme dhe pa shmangur konfliktin e interesit me Rrapajn, përfitues të koncesionit.

Lista e shkeljeve të evidentuara është e gjerë: studimi i fizibilitetit ishte i manipuluar, kriteret u ndërtuan për të favorizuar paraprakisht kompanitë fituese, gjatë negociatave u garantuan kushte ekonomike të pabarabarta në dëm të shtetit, kontrata nuk përmbushi asnjë prej detyrimeve të saj, ndërsa kostot e sterilizimit u frynë artificialisht në mënyrë të vazhdueshme.

SPAK konstaton se janë raportuar ndërhyrje kirurgjikale të rreme dhe janë përfshirë zëra shpenzimesh për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve që tejkalonin disa herë koston reale të blerjes së tyre.

Në një rast konkret, vetëm në QSUT, kostoja e pretenduar e shërbimit për vitin 2013 ishte fryrë me 56.4%, përmes përfshirjes së barnave dhe medikamenteve që nuk i përkisnin objektit të kontratës.

Prokuroria i referohet edhe një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit shteti shqiptar kishte në dispozicion Qendrën Kombëtare të Sterilizimit, e cila mund të kryente të njëjtin shërbim me kosto shumë më të ulët, rreth 960 milionë lekë në shkallë vendi, nëse do ishte vënë në funksionim.

Hetimet konfirmuan gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Rrjepajt dhe Rrapajt, që nga faza përgatitore, gjatë tenderimit dhe deri në firmosjen e kontratës.

Subjekti tregtar “Investital Llc”, ku Rrapaj zotëronte 40%, ishte regjistruar në Prishtinë vetëm një muaj pasi ai kishte udhëtuar jashtë vendit me Beqajn dhe Rrjepajn.

Sipas SPAK, udhëtimet e tyre të përbashkëta, si para ashtu edhe pas shpalljes së kompanisë fituese, janë një provë konkrete e lidhjes së tyre të drejtpërdrejtë në këtë aferë.

Në seancën e radhës më 9 korrik, të pandehurit do të paraqesin mbrojtjen përfundimtare, ndërsa procesi pritet të finalizohet me një vendim të rëndësishëm për një nga rastet më të rëndësishme të korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri.

Etiketa: beqajIlir RrapajKlodian RrjepajSPAKsterilizimi

Të tjera

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat
Aktualitet

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Institucionet e dijes në vend po ekspozohen si vatra korrupsioni, ku tenderat publikë kthehen në mjet abuzimi dhe jo në...

20:45 15/09/2025
Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra
Aktualitet

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

Banorët e Martaneshit, në rrethin e Bulqizës, kanë protestuar kundër devijimit të ujit të liqenit të Sopes, një burim natyror...

16:13 15/09/2025
Para
Trump: Kemi punuar me Kosovën dhe Serbinë

Trump: Kemi punuar me Kosovën dhe Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

20:45 15/09/2025
Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

16:13 15/09/2025
Tentoi të fuste 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të fuste 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

12:41 15/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 15 shtator 2025

00:58 15/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.