Skip to content
Kryesore

Gruaja u mbyt bashkë me 3 fëmijët, Ergys Arrazi në gjykatë: Jam i rënduar

· 1 min lexim

Ergys Arazi nuk ka pranuar të flasë para gjykatës. Ai është shprehur se është në gjendje shumë të rënduar dhe nuk mundet të flasë. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, i riu është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.

Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.