Skip to content
Aktualitet

Gruaja shpëton mrekullisht në atentatin ndaj shefit të bashkiakëve, autori lëviste me motor

· 2 min lexim

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj, ku mbeti i plagosur dhe i ati i tij, Xhemal Hasanaj.

Në makinë bashkë me ta, ka qenë edhe gruaja e Mentorit, Vjollca Hasanaj, 28 vjeç.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit, që në momentin e atentatit udhëtonte me një motomjet.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 11.10.2020,  rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik,  një person i paidentifikuar që qarkullonte me  motomjet,  ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe   ku udhëtonin  shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake  në Malësinë e Madhe  dhe Xh. H., i ati i tij,  të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore  dhe po  kontrollohet zona  ku dyshohet se ka lëvizur autori. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit”, njofton policia.

Mentor Hasanaj

/GazetaReforma.com/