fbpx

Greva në Rinas/ Vasili: “Rama bëri Ushtrinë qesharake me armiq imagjinarë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i LSI, Ptrit Vasili ka reaguar në lidhje me grevën e kontrollorëve ajror në Rinas dhe për kundërpërgjigjen që pati rama ndaj tyre. Vasili shkruan se Rama e bëri Ushtrinë qesharake dhe e përdor sa herë është i frikësuar. Vasili shkruan më tej se Rama bëri policinë armike të qytetarëve dhe se është kryefjala e frikacakëve dhe batakçinjëve pa atdhe.

“Koha e Rampallës ka mbaruar!
Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon.
Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me armiq imagjinare dhe perdoret sa here qe i hyn lepuri ne bark.
Koha e kthimit te dinjitetit te Ushtrise po buçet.
Rampalla e beri armike te qytetareve policine sa here qe frika i merr shalët.
Koha e kthimit te Policise ne mike te qytetareve dhe ligjit po bubullin.
Rampalla eshte kryefjala e frikacakeve dhe batakçinjve pa atdhe.
Referendumi mbarepopullor i 25 prillit eshte kryefjala e te rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, qe s’ju dridhet syri dhe per atdheun japin gjithshka”, shkruan Vasili.

Ditën e sotme godina e Albcontrol në Aeroportin e Rinasit u mor në kontroll nga ushtria pasi kontrollorët nisën grevën duke kërkuar rikthimin në punë të 5 kolegëve të tyre dhe kthimin e pagës sipas përcaktimit në kontratë. Prej një viti ata kanë qenë duke punuar me pagën 70% të reduktuar.

Shpërndaje
Share.

Komento