Greqia sërish drejt mbylljes? Rekord infektimesh, Mitsotakis: Ja kur do të ndalohet lëvizja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk është e thënë që Greqia të kalonte një vjeshtë të qetë dhe që të mund ta vinte nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Fqinji ynë Jugior duket se i ka punët “pisk” me numrin e ri të të infektuarve pasi ka shënuar një rekord negativ nga koronavirusi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë konfirmuar pozitivë 882 persona, si dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.

Kjo ka detyruar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, që të njoftojë masat e reja, thuajse ekstreme, për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Kështu, kreu i qeverisë greke, tha se do të ndalohet lëvizja me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe”, apo “të verdha”.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë e kësaj jave.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si ‘të verdha’ apo ‘të kuqe’, do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca”,- tha në deklaratën e tij Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se, maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat”,- tha Mitsotakis.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento