Greqi/ Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Selanik pas mesnate, takim me homologun grek…
Tensionet në Egje dhe më tej në Mesdhe mes Greqisë dhe Turqisë kanë çuar sot në shtetin helen Sekretarin Amerikan të Shtetit për bisedime.
Sekretari SHBA-ve, Mike Pompeo, arriti në Selanik të Greqisë pas mesnatës, ku ka planifikuar të takohet me homologun e tij grek Nikos Dendias, në orën 10 të hënën.
Vizita e Pompeo në Greqi, e dyta në më pak se një vit, pritet të përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit dypalësh ushtarak dhe planet greke për prokurimet e mbrojtjes, ndërsa vlerëson gjithashtu tensionet me Turqinë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.
Në një dokument të lëshuar me rastin e vizitës së Pompeo, Departamenti i Shtetit tha se, Greqia “është një partner kritik me të cilin Shtetet e Bashkuara ndajnë qëllimet kryesore strategjike”.
SHBA-të e konsiderojnë Greqinë, “një shtyllë të stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor dhe një partner jetik në forcimin e sigurisë dhe prosperitetit në rajon”,- thuhet në dokumentin e Departamentit të Shtetit.
Disa orë para udhëtimit të tij, Pompeo pati një diskutim për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Duke postuar në Twitter më pas në llogarinë e tij zyrtare, Pompeo tha se, ishte “i kënaqur” për të diskutuar çështjen me Stoltenberg dhe “për të përsëritur rëndësinë e unitetit të Aleancës së NATO-s”.
/GazetaReforma.com/