Skip to content
Kryesore

Greqi, një shqiptar plagoset me armë zjarri

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.

Një shqiptar ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital – jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato, raporton prothotema.gr.

Në vendngjarje oficerët e policisë kanë gjetur shtatë gëzhoja.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.