Greqi: Akropoli goditet nga rrufeja, autoritetet marrin vendimin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Akropoli i Athinës është mbyllur ditën e sotme, sipas autoriteteve greke, pasi rrufetë rrezikojnë jetën e njerëzve.

Një ditë më parë, mediat greke dhe ata ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qëndrojnë rojet e sigurisë dhe shkaktuan 4 të plagosur.

Shërbimi meteorologjik helen njoftoi se si rrjedhojë e ngjarjes së ndodhur, monumenti historik do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë.

Moti i keq me vetëtima shkaktoi 4 të plagosur, 2 prej të cilëve ishin roje sigurie, ndërsa 2 ishin turistë. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë paralajmëroi të enjten për një stuhi tjetër të fuqishme në Athinë, sidomos në pasdite dhe në mbrëmje, prandaj bënë thirrje për mbyllje të monumentit të lashtë.

Në momentin kur ra rrufeja më shumë se 1 mijë turistë ishin në Akropoli.

Ditën e sotme vizitorët u penguan të hynin në vendin e Pantheonit në kodrën e Akropolis në Athinën qendrore, shkruan “Ekathimerini.”

Shpërndaje
Share.

Komento