Greg Rama i ka kushtuar disa fjalë të ndjera gjyshes së tij, Anetës, e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ai kujton këshillat dhe betejat e gjyshes, të cilat do të jenë të paharrueshme për të.
“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Greg Rama.
Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare.