Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të bllokojë rrjetin social, Tik Tok. Ai deklaroi të premten se “për sa kohë Tik Tok është shqetësim për ne, do e bllokojmë në SHBA”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se mund të përdorë fuqinë e emergjencës ekonomike ose një urdhër ekzekutiv. “Epo, e kam atë autoritet”, tha Trump referuar pezullimit të rrjetetit social në SHBA.
I krijuar në Kinë, ky aplikacion është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, duke sfiduar aplikacionet e kontrolluara nga kompanitë amerikane si Instagram dhe Snapchat.
Në Uashington pretendojnë se TikTok mund të përdoret nga qeveria kineze për të vjedhur të dhënat e shtetasve amerikanë, ndaj ndalimi i aplikacionit është i mundur. Megjithatë, ky pretendim po kundërshtohet nga miliona përdorues amerikanë.
800 milionë përdorues aktiv dhe vlerë 50 miliardë dollarë. Këto janë statistikat e fundit të bëra publike për rrjetin social të Tik Tok.