‘Gratë e motrat ku t’i keni”, burri i zv. Ministres së Mbrojtjes kërkon falje: Treni nuk ndalon për një person

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkarkoi sot nga detyra, bashkëshortin e zv. Ministres së Brendshme, Rovena Voda, Aurel Voda.

Ky i fundit mbante postin e drejtorit të ISSH.

Shkak për shkarkimin, janë bërë komentet fyese dhe banale, që Voda u bënte qytetarëve në rrjetet sociale.

Pas shkarkimit, ish-drejtori i ISSH u ka kërkuar falje të gjithëve.

Më tej ai shton se treni, duke iu referuar qeverisë, nuk mund të ndalet për asnjë person.

REAGIMI I PLOTË

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

Komenti i parë i tij që bëri bujë ishte se nuk i plaste k*** se nuk u hapën negociatat.

Ai nuk  u mjaftua me kaq ndërsa shkroi për presidentin francez, “në tëçkë të sëçkës Macron’.

Një nga komentet e tij më pikante, ishte edhe sharja me fjalor rruge ndaj gazetarëve.

“Iu shkër**ej tan ropt, gratë e motrat ku t’i keni’, shkroi Voda për gazetarët.

Ai nuk u kursye as me një qytetari, të cilit iu drejtua: “O b.q, hajde nga afër”.

Shpërndaje
Share.

Komento