Skip to content
Të Gjitha

Gramsh: Digjet makina e policit

· 1 min lexim

Në qytetin e Gramshit, mbrëmjen e djeshme është djegur makina e një polici.  Automjeti tip Benz, me targë GR1700B është  në pronësi të Y.T. punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri më tani nuk kemi informacion nëse ishte djegie e qëllimshme, apo ndonjë difekt i makinës.

Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’.