Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grabitja në Rinas/ Reagon TIA: Policia u lajmërua në kohë

18:48 10/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, ka ardhur dhe reagimi i Tirana International Airport, (TIA) për grabitjen e ndodhur në Rinas.

TIA thekson se në 3 muajt e fundit ka marrë masa shtesë për sigurinë e aeroportit.

Njoftimi kundrejt policisë në Rinas është bërë në kohë.

Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi.

Reagimi i plotë i TIA, Tirana International Airport:

Tirana International Airport (TIA) shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e djeshme të 9 Prillit 2019, me pasojë vjedhjen e një sasie të vlerave monetare në pistën e aeroportit. TIA kishte vendosur të respektonte hetimet nga autoritetet përkatëse dhe në respekt të këtyre hetimeve, nuk u prononcua deri  më tani, duke patur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes dhe çështjen e sigurisë së jetës të pasagjerëve, stafit dhe të gjithë punonjësve të shtetit shqiptar që operojnë në aeroport. Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin –si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale. Tirana International Airport duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 9 Prillit 2019. TIA ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me ngjarjen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas.

TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues. TIA është pjesë e auditimeve periodike qoftë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, qoftë nga palët e treta. Bëjmë thirrje dhe lutemi për vëmendje të kuptojmë të gjithë, se forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur. Bashkohemi tërësisht me meritat që kanë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e djeshëm, zanafilla e të cilit ishte njoftimi i TIA-s.

TIA bën thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim kur lidhen me çështje të sigurisë, sepse do përbëhej një rrezik shtesë për çdo rrethanë. TIA vlerëson me respekt hetimet, çdo qytetar, çdo punonjës policie dhe dëshiron të theksojë, se kur cënohet siguria dhe jeta e një qytetari, jemi të gjithë në të njëjtin krah. Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë.

 

Etiketa: ministrit të BrendshëmreagonTIA

Të lidhura

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj
Aktualitet

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Nga Vladimir Karaj, BIRN Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan...

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje
Aktualitet

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Ndërsa Shqipëria promovohet në arenën ndërkombëtare si një destinacion i paprekur, me natyrë të virgjër dhe brigje të pastra, një...

13:51 21/07/2025
Para

Kryeministri Rama në Monaco, vlersohet nga Princi me titullin e lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

13:51 21/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

13:39 21/07/2025
U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

13:24 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.