Grabitja në Maqellarë, flet e moshuara: Pashë burrin të larë në gjak, t’i merrnin të gjitha vetëm mos të na rrihnin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grabitje e dhunshme u regjistrua mbërmjen e djeshme në fshatin Çernenë të Maqellarës.

Pre e grabitësve ishte banesa, brenda së cilës ndodheshin Rrahman dhe Hasije Dulja, burrë e grua.

Gruaja e moshuar është përleshur me grabitësit, të cilët i kanë thyer gishtin, ndërsa burrin e saj e kanë larë në gjak.

Ajo tregon se 6 grabitësit ishin pa doreza, vetëm me kapuç dhe ishin rreth moshësh 22-23 vjeçare.

E moshuara thotë se grabitësit e tërhoqën bashkëshortin me forcë në një dhomë dhe më pas e kanë torturuar.

“Ishte ora 11, po shihnim televizor, kur troket dera e shtëpisë. Dolëm te dera, ata bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund thyen derën dhe u futën brenda 6 persona. Kapën burrin, e rrahën e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe veshi. Pasi hynë brenda, 2 persona më kapën edhe mua, ndërsa të tjerët kërkuan lekët. Nuk kishin maska, as doreza, vetëm me kapuç, dhe ishin rreth moshës 22-23-vjeçare. Ishin pa doreza, se na kapnin, kapën burrin tim, e tërhoqën dhe e futën në një dhomë. Unë e kapa njërin për kapuçi, ai më theu gishtin e dorës. Më shtrinë përtokë me shkelma. Kur më ra për herë të parë, m’u morën mendtë, rashë pa ndjenja, pastaj më erdhi zëri, se dëgjova burrin që rënkonte. Dy kapën e rrahën burrin tim, dy tjerë më kapën mua e më rrahën, dy të tjerë po kërkonin lekët. Ata tentuan të më marrin edhe vathët nga veshi, e ula trupin dhe nuk ma morën dot. Njëri ma futi dy herë në shkelm te brinjët, mezi marr frymë. Pastaj ikën, u ngrita dhe erdha te dhoma e nuses, që e kisha me çelës, dhe pashë që kishin marrë gjithçka të fëmijëve. I thashë burrit që i kanë marrë, po ai më tha ‘a je mirë ti’. Kur pashë burrin ishte i larë në gjak”, thotë Hasija.

Ajo vijon rrëfimin e tronditur, duke thënë se nuk merr dot frymë, pasi vuan edhe nga zemra, duke treguar se grabitësit morën bizhuteri dhe sende të tjera që ndodheshin në dhomë.

“Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër. Në një komedinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj, të cilat i kishin marrë. Le t’i merrnin të gjitha ato, vetëm mos të na rrihnin. Mua le të më rrihnin, vetëm pse e kanë bërë burrin ashtu, atyre njerëzve nuk ua fal. Të ma bëjnë burrin ashtu të nxirë, nuk e fal, shteti duhet t’i gjejë ata njerëz, se nuk iu kemi kujt borxh. E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar telefon, pasi grabitësit na e vodhën, dhe lajmëruam policinë. Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër. Ndërkohë, policia ka premtuar se do të zbardhë ngjarjen shumë shpejt. Nga hetimet e deritanishme, uniformat blu kanë konstatuar që grabitësit kanë qenë me makinë, të cilën e kishin lënë 200 metra larg vendngjarjes”, përmbyll ajo rrëfimin për “News 24”.

Shpërndaje
Share.

Komento