Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Durrës, autori kërcënoi punonjësit e pikës së kredisë me pistoletë lodër

· 1 min lexim

Një pikë dhëniesh kredie u grabit pasditen e sotme në Durrës.

Mësohet se grabitësi ka qenë i pajisur me maskë.

Gjithashtu ai ka kërcënuar me pistoletë lodër punonjësit, duke u larguar me 1 milion lekë.

Grabitja u regjistrua pranë stacionit të trenit në qytetin bregdetar.

Policia u njoftua 40 minuta pas grabitjes nga një punonjës.

Sapo morën njoftimin blutë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin.