Grabitja e Rinasit, shoqërohet një tjetër person në polici

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimet në lidhje me grabitjen e Rinasit ende janë në vazhim. Ditën e sotme policia ka shoqëruar një tjetër person.

Për momentin nuk ka të dhëna për këtë person, por mësohet që është një punonjës i aeroportit. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët e grabitjes, duke i treguar orarin e futjes dhe lëvizjen e parave në pistë.

Prokurorët e çështjes janë duke marrë në pyetje pjesëtarët e stafit të aeroportit dhe ICTS-së. Aktualisht për grabitjen në Rinas janë arrestuar 6 persona, ndërsa Klement Çalja është shpallur në kërkim.

Ndërsa ditën e djeshme personat e arrestuar kanë kërkuar ballafaqim me Alkond Bregasin. Ky i fundit është autor i modifikimit të furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Personat e arrestuar deri tani janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Oltjon Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela dhe i penduari i drejtësisë, Alkon Bengasi. Kujtojmë këtu pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku si pasojë humbi jetën Admir Murataj.

Shpërndaje
Share.

Komento