Grabitja e Rinasit/ Murrizi akuza Lleshit: Mbaj përgjegjësi! Komisariati aeroportit është i ’75-s

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe një tjetër deputet ka është drejtuar Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për grabitjen e ndodhur në Aeroportin e Rinasit.

Ka qenë seputeti, Muslim Murrizi ai që i ka kërkuar llogari ministrit për ngjarjen duke thënë njëkohësisht se Ministria e Brendshme duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj kudo që janë.

Sipas Murrizit, ministria duhet të mbajë përgjegjësinë e saj, pra Lleshi konkretisht, dhe mos të justifikohet dhe fshihet pas fjalëve se këto ndodhin në çdo vend të botës.

“Ne të kemi thirrur si ministër të Brendshëm. Është detyrë e juaja dhe institucionit që ju drejtoni, që të garantoni qetësi. Unë isha dje në komisariatin e Rinasit, me të thënë të drejtën: Ai komisariat ishte i ’75. Unë e di mirë dhe pashë korrespondencën e shefit të komisariatit drejtuar TIA-s , kishin marrë ironi false, ç’të duhet ty?. Shqiptarët nuk e dinë sa para janë vjedhur në Rinas.  Më thanë se 7 thasë me euro janë vjedh me 9 prill.

Në 2013  erdhën disa makineri rrangalle nga Anglia dhe ikën. Ju nuk i kontrolloni kontingjentët që janë brenda aty në Rinas. Kush është kjo kompani që nuk ia hap derën FNSH. FNSH ka qenë me marrë disa persona të depërtuar. Pse nuk e arrestuat ju këta persona, por ju arrestoni  fukarenjtë. Aa para sa janë dhe a janë në Shqipëri apo kanë ikë jashtë. Sa është numri i këtij grupi bandit-kriminal”, ka thënë Murrizi.

Mirëpo gjithashtu deputeti ka thënë se nëse nuk sigurohet dot Rinasi, çfarë do të presë ai në Konispol apo Shishtavec, ndaj sipas tij duhet mbajtur përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin në vend, sidomos ato që lidhen me grabitje të tilla.

“Kjo është ngjarje që duhet pasur vëmendje, sepse ju paguani për të siguruar rend brenda territorit të Shqipërisë. Kur këtë nuk e bëni në Rinas, çfarë do mendoj ai i Konispolit apo i Shishtavecit. Ju duhet të keni përgjegjësi për karrigen që mbani. Nëse ju mendoni se faji është i koncesionit, atëherë silleni ligjin këtu. Unë kërkoj që ju, së pari komisariatin e Rinasit bëjeni komisariat, sepse nuk është. Bëjeni atë komisariat që t’i vijë era shtet. Unë nuk e di pse nuk kanë hyrë në derën kryesore. Justifikime se ngjarje të tilla ndodhin gjithandej, ju më mirë mos të vinit fare në Kuvend. Ky nuk është precedent. Nëse nuk e keni karremin në fyt, sille atë ligj këtu dhe anuloje”, tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento