Skip to content
Të Gjitha

Grabitja e argjendarisë në Elbasan, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

· 1 min lexim

Një grabitje me armë u regjistrua mesditën e sotme në Elbasan.

Një person i maskuar dhe i armatosur u fut brenda një argjendarie pranë drejtorisë së policisë dhe mori një shumë parash.

Policia në njoftimin e saj bën me dije se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Argjendaria ndërkohë është në pronësi të shtetases me iniciale A.B.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe pistoletën që u përdor për grabitjen.

Njoftimi i policisë

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.