Grabiti dyqanin e ëmbëlsirave, shqiptari “tradhëtohet” nga tatuazhi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar u ndalua nga policia italiane, pas një grabitjeje në një dyqan ëmbëlsirash në Rimini.

Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale M.N.

Nga pamjet e fiksuara në kamerat e sigurisë , shihet se shqiptari kishte mbuluar fytyrën me kapuç.

Shqiptari u tradhëtua nga një tatuazh me shkronjën G në dorën e majtë, që ishte dedikim për vajzën me të cilën ishte lidhur.

Gjithashtu disa orë pas grabitjes 19-vjeçari ishte përfshirë edhe në një sherr në një lokal.

Ai u shoqërua nga policia, por u la i lirë fillimisht, më pas policia bëri lidhjen e ngjarjeve dhe i vuri prangat.

Shpërndaje
Share.

Komento