Skip to content
Të Gjitha

Grabitet qendra shëndetësore në Kardhiq, ja sa para morën autorët

· 1 min lexim

Qendra shëndetësore në Kardhiq ka rënë pre e grabitjes.

Autorët kanë arritur të marin një shumë prej 30 mijë lekësh të reja.

Mësohet se paratë ndodheshin në sirtarin e tavolinës së mjekës së zonës.

Lekët ishin mbledhur nga pagesat e personave, që kanë paguar për të marrë vërtetime për patentën, apo shërbime të tjera mjekësore.

Identiteti i autorëve ndërkohë nuk dihet ende.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të grabitjes.