Grabitet pika e kredive në Durrës, policia njoftohet pas 40 minutash

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një pikë dhëniesh kredie në Durrës ka rënë pre e grabitjes.

Një person i maskuar ka hyrë brenda dhe ka marrë 1 milion lekë.

Punonjësi i pikës së kredive, ka njoftuar policinë 40 minuta pas ngjarjes.

Fakti që policia është lajmëruar me vonesë ka ngritur dyshime të forta.

Policia me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për identifikimin dhe zbardhjen e autorëve.

Shpërndaje
Share.

Komento