Grabitet banka në Kavajë, policia shoqëron 10 persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Persona të paidentifikuar kanë grabitur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Kavajë. Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr.5 të qytetit, pranë tregut bujqësor, në orët e para të mëngjesit.

Grabitësit pasi thyen bankomatin, arritën që të merrnin edhe një shumë të vogël parash, që ndodheshin brenda. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së bankës. Menjëherë pasi morën paratë, dy grabitësit u larguan me shpejtësi me makinë, shkruan CNA.

Në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar 10 persona, dy prej të cilëve janë të dyshuarit kryesorë. Blutë ndërkohë po vijon punën për të zbardhur krimin dhe për të identifikuar autorët. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar për ngjarjen.

Shpërndaje
Share.

Komento