Skip to content
Të Gjitha

Grabitet argjendaria pranë drejtorisë së policisë në Elbasan

· 1 min lexim

Një grabitje e armatosur u regjistrua ditën e sotme në Elbasan.

Një person i maskuar dhe i armatosur, grabiti një argjendari pranë drejtorisë së policisë.

Ngjarja është regjistruar, sapo punonjësja hapi argjendarinë.

Grabitësi përfitoi nga fakti se ajo ishte vetëm dhe nën kërcënimin e armës mori një sasi parash.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes.

Gjithashtu është marrë në pyetje edhe punonjësja e argjendarisë.