Një grabitje e armatosur u regjistrua ditën e sotme në Elbasan.
Një person i maskuar dhe i armatosur, grabiti një argjendari pranë drejtorisë së policisë.
Ngjarja është regjistruar, sapo punonjësja hapi argjendarinë.
Grabitësi përfitoi nga fakti se ajo ishte vetëm dhe nën kërcënimin e armës mori një sasi parash.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes.
Gjithashtu është marrë në pyetje edhe punonjësja e argjendarisë.