Skip to content
Showbiz

Gold AG një patriot i zjarrtë:”Dua që fëmija im të lindë më 28 nëntor”

· 2 min lexim

Reperi Gold AG është një ndër më të suksesshmit e skenës muzikore shqiptare dhe këtë e ka vërtetuar gjithmonë me hitet e shumta që publikon.

Por edhe pse shumë aktiv në muzikë e projekte për jetën e tij private dinim shumë pak gjëra deri në momentin që autori i hitit “Shqiptar” kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij, Ermira Shkodra. Ndërkohë, që së fundmi dyshja ka konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Gold AG ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”, ku foli për projektet muzikore por kurrsesi nuk mund të linte pa përmendur bashkëshorten e cila është në muajt e fundit të shtatzanisë, ndërsa shprehu dëshirën e madhe që fëmija e tyre të lindë me datë 28 Nëntor.

Në nëntor pritet të lindë, ishalla me datë 28. Unë jam me prejardhje nga Presheva dhe ka tre vite nuk e kam parë vendlindjen time, për këtë jam i lidhur dhe e kam traditë familjarisht si nga ana e babait dhe dajave. Në një koncert në Tiranë i thashë publikut se ne ju kemi dashur juve sikur nënë që e do fëmijën pa e parë.

Unë e kam dashur që i vogël Shqipërinë dhe pse se kisha parë. Shqipërinë për neve ka qenë sikur fëmija për nënën që para se më lindur e do. Unë jam krenar që jam dhe shtetas i Shqipërisë, kur kam marr dhe pasaportën shqiptare më është dukur sikur më ka lindur një djalë.”, tha reperi.