Skip to content
Kryesore

Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin e ndodhur më 3 gusht 2025, ku u dhunuan personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shtetasit Sh. G., 40 vjeç, është regjistruar procedim penal në gjendje të lirë për akuzën “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërkohë, edhe shtetasja A. P., 25 vjeçe, po hetohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, ku Sh. G. dyshohet se ka goditur me grushte babë e bir, P. H. dhe G. H.

Në të njëjtën kohë, A. P., e cila ndodhej në shoqërinë e autorit të dyshuar, dyshohet se ka dhënë deklarime të pavërteta për të shmangur përgjegjësinë ligjore të 40-vjeçarit.