Skip to content
Kronikë

Goditi barbarisht me thikë të ëmën, gjykata merr vendimin për 30-vjeçarin nga Fieri

· 2 min lexim

Fieri është tronditur nga një ngjarje e rëndë në datën 5 korrik, ku i biri 30-vjeçar, Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënën e tij Donika Çobaj.   Ndërkohë Gjykata  e Fierit ka lënë në burg 30-vjeçarin që plagosi me thikë nënën e tij në banesën e tyre në Dukat  të Patosit më 5 korrik.  Gjykata e kryesuar nga Taulant Banushi në këtë çështje ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Hysen Ajasllari për arrest në burg të autorit.

Kujtojmë që Klodian Çobaj ka  goditur disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjalë, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.

Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. “Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Sipas policisë Klaudio Çobaj e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në trup. 50-vjeçarja Donika Çobaj ka marrë plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.  Ajo është transportuar në spitalin e Fierit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.