Skip to content
Kryesore

Goditet grupi i grabitësve në Fushë-Krujë, në pranga 4 persona

· 2 min lexim

Policia e Fushë-Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Formacioni”, duke çmontuar një grup kriminal të dyshuar për disa vjedhje.

Pas një hetimi të hollësishëm dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, u arrestuan katër persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndër të arrestuarit është edhe një person i cili ishte në kërkim për dy vepra të tjera penale. Hetimet kanë zbardhur identitetin e shtatë pjesëtarëve të grupit, të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh në zonën e Fushë-Krujës.

Të arrestuarit:

• A. B., 24 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
• G. L., 33 vjeç
• K. B., 29 vjeç

Gjatë operacionit, K. B. u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të marrë me qira, i cili përdorej nga grupi për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti është sekuestruar si provë materiale.

Të shpallur në kërkim:
• G. V., 22 vjeç
• L. K., 33 vjeç
• F. B. (D.), 33 vjeç

Një tjetër anëtar i grupit, A. R., ishte arrestuar më herët për vjedhje.

Vjedhjet e dokumentuara:
• Më 27 mars 2025, grupi vodhi 16,000 lekë në një subjekt për transferta parash.
• Më 28 mars 2025, gjashtë prej tyre grabitën 21 celularë në një dyqan.

Policia po vijon hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të zbuluar dhe dokumentuar të gjitha veprimet kriminale të grupit. Ndërkohë, forcat e rendit janë në kërkim të personave të shpallur në kërkim.