Skip to content
Aktualitet

Goditet banda me shqiptarë, italianë dhe maqedonas, sekuestrohen dhjetëra kg kokainë

· 2 min lexim

Policia italiane ka rënë në gjurmët e një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarë. Gjatë një operacioni të fundit janë arrestuar dy persona, janë sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme.

Hetimet bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga 5 persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas).

Fillimisht u bë identifikimi i shtëpisë së frekuentuar nga blerësit, e përdorur nga persona me precedentë penalë. Filluan kontrollet dhe në banesë u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kg lëndë narkotike gati për t’u hedhur në treg dhe 56 mijë euro cash.

Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan. Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese. Më pas me qentë e stërvitur antidrogë, policia bastisi edhe shtëpitë e personave të tjerë duke bërë të mundur gjetjen e antidrogës.

Kujtojmë se një mega operacion është zhvilluar nga policia italiane që ka vënë në pranga 38 persona që dyshohen se janë pjesë e një organizate kriminale.

Dyshohet se organizata ka lidhje me Kamorrën dhe mafien shqiptare për trafikun e drogës.

“Grupet trafikonin kokainë dhe hashash. Ata kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe mafian shqiptare”, tha Francesco Messina, shefi i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit, në fjalën e tij në konferencën për shtyp./REL