Ditën e sotme menjëherë pas vendimit të gjykatës për të lënë në arrest me burg shtetasin Nuredin Dumani për një numër të lartë vrasjesh të caktuara, ka reaguar avokati i tij Armand Tragaj i cili ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur mbi komunikimin që kishte pasur me klientin e tij.
Tragaj tha se Dumani mohonte të kishte planifikuar atentat për të vrarë dikë në përplasjen me armë të ndodhur 4 ditë më parë në Elbasan. Ndërsa lidhur me faktin që lëvizte i armatosur, Dumani ishte justifikuar duke thënë se i mbante për shkak të problemeve që kishte me individë të ndryshëm.
Avokati i Nuredin Dumanit: Unë ja kërkova prokurorit me insitstim të më tregonte se kush kishte qenë shënjestra e atentatit dhe më tha se kjo përbënte sekret hetimor por tha se kishte dijeni se kush mund të ishte shënjestra e atentatit. Sa kemi mundur të kontaktoj me klientin më tha se nuk kishte planifikuar të kryente vrasje por tha se ishte i deytruar të lëvizte i armatosur për shkak të problemeve të tij që tashmë dihen.
Kujtojmë se prokuroria ka ngritur akuzë për “vrasje”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se Dumani po shkonte të kryente një atentat.
Gjate orëve të pasdites me 30 mars në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur Dumani. Në banesën në katin e fundit të një pallati në Fier, ku jetonte Dumani, u gjet në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov.