Skip to content
Kryesore

Gjykata vendos masën për 38-vjeçarin që hyri me forcë në bankë

· 1 min lexim

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasin V. Xh., i cili hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë në Korçë më 21 dhjetor.

38-vjeçari, i cili ka pranuar se ishte në gjendje të dehur, ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë nga veprimet e tij.

Ai theu xhamin e derës së bankës dhe hyri brenda, ku qëndroi për pak sekonda para se të largohej nga vendi i ngjarjes.