Gjykata pranon kërkesën e “ICTS”, i kërkon TIA-s të ndërpresë përzgjedhjen e kompanisë për sigurinë në Rinas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tirana International Airport ndërpreu kontratën me kompaninë e sigurimit “ICTS”, pas super grabitjes në Rinas.

Kjo kompani bazuar në kontratë, duhet të vijonte punën deri në vitin 2020.

Mirëpo duke qenë se rrezikohej funksionimi i aeroportit, “Nënë Tereza”, TIA zgjati me 1 muaj kontratën me “ICTS”, dhe hapi garën për përzgjedhjen e një kompanie tjetër për çështjet e sigurisë, shkruan “Balkanweb”.

“ICTS” vendosi që ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore, duke pretenduar se nga prishja e njëanshme e kontratës, ka pësuar një dëm të pariparueshëm, pasi 170 punonjësit mund ta padisin në gjykatë, për ndërprerjen e kontratave.

Gjykata pranoi padinë e “ICTS” dhe vendosi të ndërpresë procesin për përzgjedhjen e një kompanie të re.

Autoriteti i Aviacionit Civil, deklaroi, se nëse pretendimet e “ICTS” do të pranoheshin, do të cënohej rëndë interesi public, pasi “Nënë Tereza” është aeroporti i vetëm ndërkombëtar dhe është gjithashtu objekt i sigurisë kombëtare.

TIA nga ana tjetër nuk po zbaton vendimin e gjykatës dhe gjithashtu nuk ka pranuar të japë përgjigje, në lidhje me kompaninë që po garanton sigurinë aktualisht në Rinas.

Ndërsa kreu i Aviacionit Civil, Krislen Keri, tha se siguria po garantohet nga koncesionari, i cili ka kontratë me punonjësit e “ICTS”, deri në fund të vitit.

Shpërndaje
Share.

Komento