Skip to content
Të Gjitha

Gjykata merr vendimin/ I arrestuari i pestë për grabitjen e Rinasit mbetet në burg

· 1 min lexim

Elton Pikli, 32-vjeçari i arrestuar në aeroport si i dyshuari i pestë për grabitjen në Rinas është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë ndaj tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg Piklin si një nga të dyshuarit në grabitje.

32-vjeçari u arrestua me akuzat për veprat penale ‘Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Nuk dihet ende nëse Pikli ka dhënë detaje më shumë për policinë, të cilat mund të çonin në zbardhjen e plotë të gjithë ngjarjes dhe të të gjithë pjesëmarrësve.

Megjithatë kujtojmë se deri më tani janë në arrest me burg: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.