Skip to content
Kronikë

Gjykata lë në burg Dan Hutrën, autori i masakrave nuk shfaq pendesë

· 2 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur maën arrest me burg për Dan Hutrën, autor i masakrave me 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura.

Gazeta Reforma ka siguruar pamjet nga brenda gjykatës, ku shfaqet pas kafazit prej xhami 40-vjeçari, i cili bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.

VIDEO

Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Teksa u pyet disa herë nga gazetarët nëse ishte penduar për krimet, Hutra shfaqej mjaft i qetë pas kafazit prej xhami, ndërsa nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Ndërkohë kur u pyet nga trupa gjykuese ai thas se nuk ka pendesë dhe krimet i ka kryer me koshiencë.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë me koshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur.”, tha Hutra.

Krimi tronidti opinionin publik, pasi në masakër e tillë ku shenjestra janë femrat nuk kanë ndodhur vitet e fundit. Ndërkohë ka dyshime mbi parregullsi në lirimin e tij nga burgu nga Gjykata e Tiranës, pasi pak kohë pasi u lirua kreu këto maskara.