Gjykata jep vendimin për lobimin e PD. Reagimet e para nga mazhoranca dhe opozita

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi akuzoheshin për falsifikim të formularëve.

Hetimet për lobimet ruse, nisën pas dy letërporosive të cilat erdhën nga SHBA dhe Skocia.

PD pretendohet se i ka paguar 525 mijë dollarë kompanisë “Stotington Strategies” dhe 150 mijë dollarë, “Biniatta Trade”.

Pagesat e kryera nuk janë deklaruar në raportin financiar të PD dorëzuar në KQZ, në zgjedhjet e 2017-ës.

“Biniatta Trade” ndërkohë është pjesë e një zinxhiri kompanish, të regjistruar në Belize, shtet ky i njohur si parajsë fiskale.

Sot është zhvilluar edhe gjyqi për tre të pandehurit.

Gjykata ka vendosur për pushimin e çështjes për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë.

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk mori pjesë në seancë, por u përfaqësua në seancë nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ishte i pranishëm në sallë.

Ndërkohë për mediat Arben Ristani tha se:

Prokuroria u paraqit me dy qëndrime. Qëndrimet e Prokurorisë, pushimi i dosjes dhe gjyqi. Është një
akuzë e montuar politikisht. Gjykata e pushoi çështjen, nuk ka fakte konkrete. Kjo çështje nuk ekziston, PD i ka deklaruar paratë në KQZ.”

Për këtë vendim foli edhte Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili bën me dije se kjo çështje do të adresohet tek Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që të hetojnë, sipas tij, gabimet procedurale me dashje.

“Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.
Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.
Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.”

 

Shpërndaje
Share.

Komento