Skip to content
Kronikë

Gjykata jep vendimin për Bledi Tetan, një nga personat e përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos

· 2 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 25 vite burg Blendi Tetan për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës për ngjarjen ku u ekzekutua ish-polici Santiago Malko. Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet e viktimës para se ai të ekzekutohej në Rrugën “Xhanfize Keko”.

Teta pretendonte se ka marrë kërcënime për jetën. Sipas avokatit mbrojtës, 39-vjeçari ishte frikësuar edhe para prangosjes, prandaj është vetëdorëzuar.

Policia ka hetuar disa pista për vrasjen e Santiago Malkos, duke qenë se dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Gjithashtu Malko është mik me Ervis Martinajn dhe ndodhej në lokalin në ish-bllok natën kur ndodhi vrasja.

Nga këqyrja e kamerave të disa bizneseve, u vu re se pak përpara krimit, Malko po ndiqej nga dy makina, në njërën prej të cilave ndodhej edhe Blendi Teta.

Ky i fundit ka pranuar asokohe të bashkëpunojë me hetuesit, duke nxjerrë emrat e vëllezërve Duka dhe një shtetasi nga Vlora, të cilët janë shpallur në kërkim.

Vrasja e Santiago Malkos

Një skenë si në filmat e “Far ëest” mund të quhet ekzekutimi i Santiago Malkos mbrëmjen 27 gushtit 2019, në kryeqytet.

Krimi ishte planifikuar mirë nga autorët, të cilët kanë vëzhguar lëvizjet e ish-policit me imtësi.

Ish-efektivi u ekzekutua në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Një furgon i bardhë i preu rrugën dhe më pas drejt tij u zbrazën mbi 10 plumba kallashnikovi.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, makina për inerci ka goditur koshat e plehrave, ndërsa është përplasur edhe me portën hyrëse të një objekti privat.

 

Santiago Malko dha doëheqjen nga policia në vitin 2014-të, pak muaj pas diplomimit.

Ai u konfliktua në 2016-ën me vëllezërit Lashi për shkak të borxheve në lojrat e fatit.

Gjithashtu ai është kapur nga kamerat e sigurisë në lokalin në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxhaj.

Malko ndër të tjera, rezultonte në kërkim nga policia për falsifikim dokumentash.