Skip to content
Aktualitet

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Kim: Hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

· 2 min lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka reaguar për emerimin e Arur Kalasë si gjyqtari i tetë në Gjykatën e Lartë. Në një postim në Twitter Kim shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ambasadorja falenderon gjithashtu Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.

Statusi i plotë:

Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.

Ditë e sotme presidenca njoftoi dekretimin e Artur Kalasë si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Kalaja u bë anëtari i tetë i Gjykatës së Lartë, nga 19 që duhet të ketë. Presidenti Meta bëri thirrje që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe instiucionet e përfshira në këtë process të përshpejtojnë bërjen funksionale Gjykatës së Lartë e po ashtu bërjen funksionale me trupat gjyqësore të Gjykatës së Apelit, si një proces që lidhet me integrimin europian të vendit dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.